KF LIRIAFaqja Zyrtare

Përparim Thaci

Futbollisti-dëshmorë  që e deshi Lirinë
 
“Në kohën kur kryente aktivitete në UÇK, Përparimi vijonte edhe stërvitjet ne KF ”Liria”, si dhe mësimin në SHLP “Xhevdet Doda”

Përparim (Ali) Thaçi 30.06.1976 - 27.05.1998

Se KF “Liria”, ishte bërë pjesë e historisë më  të re Kosovës, ishte jo vetëm fakti që ajo zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare në pavarësimin e futbollit (Studenqan, 20.08.1991:Liria-Ballkani) por nga radhët e saj në vijë të parë të frontit, ra edhe një dëshmorë.Më 27 maj 1998 Përparim (Ali) Thaçi ka   rënë heroikshtë  ndërmjet fshatrave Bella Cërkë e Xërxë,në kohën kur po kryente detyrat e ushtarit të UCK-së, të Shtabit të Drenocit.

Futbollisti i Lirisë Përparim Thaçi, para se të kyqej në radhët e KF ”Liria”, kishte mbrojtur ngjyrat e Bashkimit nga Krusha e Madhe (anëtarë i Ligës së Tretë) dhe Studenqanit (Liga e II-të). Në KF ”Liria”, u inkuadrua në sezonin 1997/1998, ku u shqua me talentë dhe disiplinë. Ishte absolvent i gjuhës angleze në SHLP “Xhevdet Doda” në Prizren. Përparimi u shqua me cilësit për të shënuar gol dhe ngritur ritmin e lojës. Sa herë që kyqej në lojë bënte kthesa. Ndërkoh, i edukuar në frymë kombëtare, me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare, bashkë me disa të rinj formoi celulat e para të UÇK-së për Anadrini e më pas edhe Shtabin e Drenocit, që vepronte në kuadër të Zonës së Pashtrikut.

Vepronte në konspiracion të madh si pjesëtar i UCK-së, pasi në të njëjtën kohë vazhdonte stërvitjet me bashkëlojtarët në stadiumin e Lirisë, atëherë (në Lagjen  Arbana) dhe mësimin në SHLP “Xhevdet Doda”, sikurse që kryente detyrat e ushtarit të zellshëm të UCK-së.

Për konspiracionin e tij, rrëfente dikur edhe babai, Ali Thaçi (njëheresh aktivist i shquar sporti e që atë botë ishte anëtar kryesie i KF “Liria”)  që ndante këto kujtime: “nuk kam ditur se Përparimi ishte kyqur në radhët e UÇK-së. Vijonte ushtrimet në klub dhe mbrëmjeve të vona shkonte siq na thoshte ne, në sheti me shokët, pa lënë anash dhe mësimin.Ishte tejet i tërhequr, kishte edhe pak e po diplomonte në SHLP.Megjithatë, diq sikur e mundonte, por që asnjëherë nuk e shprehte,...” ,jan kujtimet që shpesh i kishte përmenduar pas lufte baca Ali (tashmë dhe ai i ndjerë)  me krenari , por edhe me dhembje për djalin që aq shumë i deshi: librin, topin dhe pushkën.

Ramadan Susuri, ish drejtor i “Lirisë” në atë kohë poashtu fletë me admirim për Përparimin:”Ka qenë tejet i sjellshëm, disi i heshtur”.Ai, në një moment i kishte thënë atij gjatë një stërvitjeje :” ah sikur t’i kasha disa xhupa (jakne kundër shiut dhe të ftohti, që i bartinin futbollistët gjatë stërvitjes) të tillë, do të më hynin shumë në punë. Sigurishtë që kjo ka patur të bënte me shokët e njësitit. Por, ne vërtetë nuk ishim në dijeni për aktivitetin çlirimtar të tij”, thotë Susuri.

“Me Përparimin na ndante kohë e shkurtër. Gjithëherë ishim bashkë, pasi kishim lidhje farefisnore.  Kur kam mësuar lajmin e rënies së tij, jam habitur, ngase nuk kam ditur se po vepronte në radhët e UÇK-së , pasi në të njëjtën kohë vijonte stërvitjet dhe ishte shumë aktivë me mësime”, shprehet  Agron Beseni, ish futbollist i “Lirisë”.

Me 27 maj 1998 vritet në pusi nga forcat serbe, ndërmjet fshatrave Bella Cërkë e Xërxë, bashk me dy shokët e luftës , dëshmorët :Feim Gashi dhe Sakip Bellaqa, në kohën kur po shkonin në aksion. Ai, ra për të mos vdekur kurrë. Varrimi i Përparimit bëhet të nesërmen me nderime të larta ushtarake, në Drenoc, ku edhe vepronte shtabi, themelues i të cilit ishte.

Ndërkoh, pas çlirimit, eshtrat e dëshmorit Përparim Thaçi, pushojnë në fshatin e lindjes në Landovicë, në varrezat e dëshmorëve të kombit.

Në nderim të veprës së tij, Perfekti i Prizrenit, z.Kadri Kryeziu, me vendim të veçantë të Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës, stadiumit të qytetit, menjëherë pas lufte,  i vuri emrin  e dëshmorit, Përparim Thaçi.

Gjaku i tij  e i  shumë bijëve e bijave, bënë që sot topi të rrokuliset lirshëm anë e këndë stadiumeve të Kosovës.

Shokët, miqtë dhe bashkëlojtarët  me pietet do të kujtojnë veprën e dëshmorit Përparim Thaçi,  këtij  luftëtari të madhë të Lirisë, ndërsa familja krenar që e pati një djalosh  trim e të edukuar  si Përparimi, që shkoi në përjetësi.

Autor: Bashkim Kajdomçaj

Tabela e klasifikimit

  • 1. Flamurtari9 Pike
  • 2. Llapi6 Pike
  • 3. Prishtina6 Pike
  • 4. Gjilani6 Pike
  • 5. Feronikeli5 Pike
  • 6. Drenica4 Pike
  • 7. Drita3 Pike
  • 8. Liria3 Pike
  • 9. Ballkani3 Pike
  • 10. Ferizaj3 Pike
  • 11. Trepça 891 Pike
  • 12. KEK-u0 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi