KF LIRIAFaqja Zyrtare

Thuaj jo racizmit në sport

Bota e qytetëruar sportive ka mësuar nga përvojat dhe dukuritë e saja të liga. Ndaj edhe ka ndërtuar ligje dhe rregulla që mbrojnë edhe kujdesen për të mirën. Jemi të gjithë qenie njerëzore dhe krijesa të zotit, e megjitha të kemi kaq shumë ndasi, paragjykime, luftëra, konflikte e urrejtje.Kjo ka ndodhur dhe ende ndodh, meqë e mira ka nevojë për më shumë mund. Në botën e sportit ka ende përpjekje për të dominuar mbi të tjerët për shkak të përkatësive të ndryshme racore, fetare e etnike. Nëpër stadiume jo rrallë here shfaqen individ dhe grupe që dëshirojnë të imponojnë urrejtje dhe racizëm. Të gjithë sportistët viktima të pafajshme të këtyre ligësive i thërrasin ndërgjegjës tone dhe kërkojnë pak respekt.

Kësaj kauze i janë përgjigjur mjeshtrit më të mëdhenj të botës së sportit për t’ju kundërvënë dukurive negative dhe racizmit në sport.  Në stadiumet tona,nuk kemi pasur shfaqje të abuzimeve racore të niveleve sikurse janë shfaqur në stadiumet e vendeve tjera të botës. Në tëvërtetë, ne ushqejmë ndjenja respekti e solidariteti për të gjithë sportistët,  pavarësisht se kush janë dhe nga vijnë, sepse jo-pak kemi vuajtur ngafyerja, shpërfillja, nënçmimi dhe diskriminimi nacional. Ne, asnjëherë nuk mund të tolerojmë përhapjen e urrejtjes e të diskriminimit racor, të gjithë sportistët ashtu siq janë duhet të respektohen, sepse me performancat e tyre në arenat sportive, na bëjnë të ndjehemi mire dhe të kënaqemi. Ne, përpiqemi të mos urrehet njeriu icili me performancën e tij sportive i lumturon njerëzit, sikurse përpiqemi të mos urrehet sportisti përshkak të ngjyrës apo përkatësive tëndryshme. Është kultura anti njerëzoree anti sportive që krijone mbjelltëliga, urrejtje dhe racizëm në stadiume. Të ndërgjegjësohemi e të mbrojmë të mirën, të mbrojmë identitetin dhe dinjitetin njerëzor të sportistit. Epërbashkëta e jonë është dashuria ndaj sportit, kjo ndjenjë na bën t’ithemi jo racizmit në arenat sportive, kjo na vendosë për krah vendeve fisnike që respektojnë dinjitetin njerëzor të sportistëve të ardhur në vendin tonë. Respekt për sportistët që japin më tëmirën nga vetja. Tek sai i shohim perfomancat e tyre sportive, kënaqemi me mjeshtritë e mrekullueshme të tyre dhe mbushemi me frymëzim.  Është koha t’i themi, jo urrejtjes, jo të ligësd he jo të keqës në sport, është koha t’ithemi po respektit, po tolerances, po dinjitetit dhe po të mirës. Kjo do të thotë t’ithuash jo racizminë sport.


Me respekt
KF Liria 

Tabela e klasifikimit

  • 1. Drita67 Pike
  • 2. Prishtina64 Pike
  • 3. Llapi54 Pike
  • 4. Trepça 8953 Pike
  • 5. Liria48 Pike
  • 6. Feronikeli48 Pike
  • 7. Drenica48 Pike
  • 8. Gjilani46 Pike
  • 9. Vëllaznimi44 Pike
  • 10. Flamurtari25 Pike
  • 11. Besa22 Pike
  • 12. Vllaznia14 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi