KF LIRIAFaqja Zyrtare

Reagim ndaj shpifjeve të këshilltarit të AAK-s, Ilir Baldedaj

Prizren, 28 qershor.Këshilltari, Ilir Baldedaj nga radhët e AAK-s, në mbledhjen e mbajtur sot (e enjte), ka hedhur një varg akuzash dhe të pavërtetash lidhur me zhvillimet në KF Liria. Ai, poashtu, ka vazhduar me shpifje e të pavërteta edhe në llogarinë e tij në fb.

Nisur nga parimi, se fakti është mbi të gjitha shpifjet e tij , Liria ju fton që të lexoni dokumentet e poshtme që flasin, për rrjedhën e Kuvendit (që janë edhe objekt i shpifjeve të Ilir Baldedajt), si: proceverbalin dhe listen e pjesëmarrësve në Kuvendin shumë të rregulltë, të mbajtur me dt.18.06.2018, I thirrur krejtësishtë në mënyrë të rregulltë nga u.d.kryetarit Qemal Krasniqi dhe kryesuar nga ai, dhe i njëjti ka sjellë poashtu vendime meritore.

Liria, ka zgjedhur kryetarin e ri po atë ditë, me 27 vota për, nga po aq delgatë sa ishin të pranishëm, pa kundër kandidatë dhe pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Ndërsa, sa i përket zgjedhjes së Kryesisë,me dt.04.07.2018 do të jetë Kuvendi, ku do të emërohen anëtarët e Kryesisë së re.

Poashtu, Kuvendi është thirrur me kohë (janë njohtuar) delegatët e klubit, sikurse janë ftuar edhe zyrtarë nga Zyra e kryetarit, kryesuesit dhe nga DKRS, për të treguar gjithë transparencën e mundur.

Ju ftoj që më poshtë të lexoni dokumentet e paraqitura.

Prizren, 28.06.2018
Me respekt,
KF Liria,
Ilijaz Ilijazi, kryetar

Tabela e klasifikimit

  • 1. Flamurtari9 Pike
  • 2. Llapi6 Pike
  • 3. Prishtina6 Pike
  • 4. Gjilani6 Pike
  • 5. Feronikeli5 Pike
  • 6. Drenica4 Pike
  • 7. Drita3 Pike
  • 8. Liria3 Pike
  • 9. Ballkani3 Pike
  • 10. Ferizaj3 Pike
  • 11. Trepça 891 Pike
  • 12. KEK-u0 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi