KF LIRIAFaqja Zyrtare

PLANI I VEPRIMIT DHJETE PIKESH I UEFA-S PER KLUBET PROFESIONALE TE FUTBOLLIT

  • Deklarata kundër racizmit është e vendosur në ueb-faqen e KF ‘Liria”, me dt.21.03.2017 në ditën ndërkombëtare kundër racizmitPankarta me mbishkrimin: ‘thuaj jo racizmit’, do të vendoset para lojës :Liria-Ferizaj, me dt.23.04.2017 në ora 15.00 që do të shpaloset nga futbollsitët e të dyja ekipeve. Para ndeshjes:Liria-Ferizaj, kapiteni i KF’Liria’, do të dorëzoj kapitenit të ekipit të KF Ferizaji, një flamur me emblemën kundër racizmit, ndërsa kryetari i KF ‘Liria’, të njëtin flamur do tua dorëzoj gjyqtarëve të ndeshjes.Në biletat hyrëse do të shtypet shkrimi me moton: “thuaj jo racizimit”, në secilën ndeshje,
  • Klubi do të vendos një njoftim në ambientet e klubit dhe në ueb-faqen e klubit, se nuk toleron fyerje të racizmit dhe diskriminimit,  dhe ndaj abuzuesve , do të merren masa.Në sfondin ku mbahen konferencat për shtyp, do të ketë mbishrime me moton kundër racizimit.
  • Klubi do të ndalojë botimet dhe shitjet e literaturës raciste e diskriminuese, ndaj abuzuesve do të merren masa.
  • Do të publikohet një vendim, ku klubi do të sanksionojë abuzuesit lidhur me fyerjet dhe diskrimin e reacizimin.
  • Do të merren masa edhe ndaj futbollsitëve dhe anëtarëve të klubit që përfshihen në këto abuzime.
  • Do të shtypet një deklaratë, ku klubi pasqyron pikpamjet e veta lidhur me luftimin e racizmit e të diskriminimit, dhe të njëjtin do t’ua shpërndajë gjithë klubeve me të cilat garon.
  • Do të shtypet një marrëveshje bashkëpunimi mes klubit, kujdestarëve të klubit dhe policisë, lidhur me abuzimet raciste dhe masat.
  • Do të shtypet një njoftim, me të cilin Klubi njofton, se në mure, në fushë, bredna dhe jashtë stadiumit, nuk ka grafite rasciste.
  • Klubi do të ketë parasyshë politikën e të punësuarve dhe ata që do të punësohen në klub,që të mos ketë dallime.
  • Klubi do të shtyp një memorandum mirkuptimi mes klubit, asociacionit të sporteve në Prizren, Qednrës rinore të Prizrenit, Drejtorisë së sportit, Shoqatën e sportit shkollor, Shoqatën e Bizneseve të Prizrenit dhe mediat lokale lidhur me ngirtjen e vetëdijes për eliminin e abuzimit të diskriminimit racor.


Ky plan ka hyrë në fuqi në dt.01.03.2017 dhe do të mbetet në fuqi derisa UEFA të Përpiloj plan tjetër të veprimit, kundër racizmit e diskriminimit.


Me respekt,
KF “Liria”
Kryetari, Mirsad Çollaku

Tabela e klasifikimit

  • 1. Flamurtari9 Pike
  • 2. Llapi6 Pike
  • 3. Prishtina6 Pike
  • 4. Gjilani6 Pike
  • 5. Feronikeli5 Pike
  • 6. Drenica4 Pike
  • 7. Drita3 Pike
  • 8. Liria3 Pike
  • 9. Ballkani3 Pike
  • 10. Ferizaj3 Pike
  • 11. Trepça 891 Pike
  • 12. KEK-u0 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi