KF LIRIAFaqja Zyrtare

Liria nis përgatitjet për stinorin e ri

Prizren, 10 korrik.Nën drejtimin e kryetrajnerit, Bedridin Gjinali,në ‘Përparim Thaçi’, Liria nisi përgatitjet për edicionin e ri 2018/2019.

Gjinali, në tubimin e parë pati në dispozicion 30-të futbollistë. Në mesin e tyre edhe të rikthyerit nga huazimi: Albin Memaj e Behar Dina, si dhe Robert Gjeraj (rikthehet pas 6 muajsh nga Besa), Fatih Karahoda, (pas disa vitesh rikthehet në Prizren nga Gjilani) si dhe Blendi Memaj, që një vit kaloi në kampionatin turk. Janë bashkangjitur edhe disa Junior nga shkolla e Lirisë si dhe disa lojtarë që për arsye të ndryshme kanë qenë në skuadra të tjera.

‘Kemi rikthyer disa ish futbollistë tanë me përvojë dhe nga huazimi, sikurse që nga ekipi Juniorëve ka disa që do tu jepet rasti, që bashkë me disa që janë këtu aktualishtë, do të formojmë skuadrën, që besojmë të jetë konkuruese në kampionatin e ri’, ka thënë kryetrajneri, Bedridin Gjinali.

Sipas tij, Liria fillimishtë, do të punojë një herë në ditë , ndërsa me kohë shtohet intesiteti i stërvitjeve.Gjinalit, do t’i ndihmojnë: Rexhep Gaxholli, Gzim Hasi, Skender Kapra, Alban Shala e Blerim Zherka (trajner i portierëve).

‘Pres që të gjithë futbollistët që jemi në grumbullim, nga dita e parë t’i qasemi me seriozitetin më të madhë punës. Duke njohur secilin nga shokët, por dhe trajnerët që punojnë me ne, suksesi s’do të mungojë’, ka thënë kapiteni, Besart Islamaj.
 

Tabela e klasifikimit

  • 1. Flamurtari9 Pike
  • 2. Llapi6 Pike
  • 3. Prishtina6 Pike
  • 4. Gjilani6 Pike
  • 5. Feronikeli5 Pike
  • 6. Drenica4 Pike
  • 7. Drita3 Pike
  • 8. Liria3 Pike
  • 9. Ballkani3 Pike
  • 10. Ferizaj3 Pike
  • 11. Trepça 891 Pike
  • 12. KEK-u0 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi