KF LIRIAFaqja Zyrtare

Liria bënë hapin e radhës
Liria -Gjilani 3:2

Prizren, 28 prill.Mbi 800 shikues kanë përkrahur skuadrën e Lirisë në fitoren ndaj Gjilanit.Shënues:Basriu '9 e Magani '44, e '64, pë Lirinë, kurse Kastrati '36 e Haxhimusa '75 për Gjilanin.

Gjilani huqi penalltinë, kur në min.27-të, Haxhimusa qëlloi pingulen.

Florent Avdyli ka goditur traversën (në pjesën dytë), derisa portieri në këtë moment ishte mposhtur.

Gjyqtari kryesor Besfort Kasumi dhe i katërti, Arben Halilaj, nuk lejuan paraqitjen me maskë të Ervis Kajës, që zëvendësoi Vrapin, në pjesën e dytë.Arsyetimi i tyre qe, se maska nuk është adekuate, dhe se me te mund të lëndojë veten dhe lojtarët tjerë.

Ndryshe, Kaja po me këtë maskë ka luajtur në Drenas, një javë më parë ndaj Niklit !

Gjyqtari Kasumi ka dhënë shtesën prej 6 minutash, shkaku i disa vonesave, por fundi e gjeti Lirinë fituese të sfidës.

Loja qe fer e korrekte, ndërsa fitorja e Lirisë e merituar.

Të mërkuren Liria pret skuadrën e Trepçës '89, në Prizren.

Tabela e klasifikimit

  • 1. Flamurtari9 Pike
  • 2. Llapi6 Pike
  • 3. Prishtina6 Pike
  • 4. Gjilani6 Pike
  • 5. Feronikeli5 Pike
  • 6. Drenica4 Pike
  • 7. Drita3 Pike
  • 8. Liria3 Pike
  • 9. Ballkani3 Pike
  • 10. Ferizaj3 Pike
  • 11. Trepça 891 Pike
  • 12. KEK-u0 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi