KF LIRIAFaqja Zyrtare

Ilijaz Ilijazi, kryetar i Lirisë

Prizren, 18 qershor.Kuvendi i KF Liria, ka zgjedhur të hënën në mbrëmje Ilijaz Ilijazin kryetar të ri.Ai, mori votat e gjithë të pranishmëve.

\"Ju falenderoj për besimin dhënë.Shpejtë do të dal me një plan zhvillimor për klubin.Në Bord, do të ketë njerëz nga fusha e sportit dhe biznesit.Kemi shumë punë për të bërë\", ka thënë Iliazi, duke ofruar bashkëpunim dhe duke kërkuar përkrahjen e të gjithëve, ngase siq ka thënë ai:'Liria është e të gjithëve'.Ilijazi, falenderoi Qemal Krasniqin, që deri tani drejtoi Lirinë, duke kërkuar mbështetjen e tij.

Krasniqi, ka arsyetuar mbajtjen e Kuvendit me zgjedhje të reja shkaku i rrethanave të krijuara.

Ilijazi ka qenë ish futbollist i viteve 80-ta e 90-ta, me Progresexportin e Lirinë, dhe ka thënë se: 'bashkëpunëtorin më të afërt, do ta kemë z.Qemal Krasniqi'.

Shpejt pritet që pos emërimit të Bordit, të nisin punët për emërimin e kryetrajnerit të ri dhe riorganizimin e klubit, përfshi ekipin e parë dhe shkollën e futbollit.

Tabela e klasifikimit

  • 1. Drita67 Pike
  • 2. Prishtina64 Pike
  • 3. Llapi54 Pike
  • 4. Trepça 8953 Pike
  • 5. Liria48 Pike
  • 6. Feronikeli48 Pike
  • 7. Drenica48 Pike
  • 8. Gjilani46 Pike
  • 9. Vëllaznimi44 Pike
  • 10. Flamurtari25 Pike
  • 11. Besa22 Pike
  • 12. Vllaznia14 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi