KF LIRIAFaqja Zyrtare

E kofirmon FFK-ja: Liria-Drita, luhet në Prizren
Liria synon fitore me Dritën

Prizren, 30 gusht. Te enjten futbollistët e Lirisë, zhvilluan seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Dritën.Si nga stafi ashtu dhe futbollistët mbretëron atmosferë optimiste para kësaj sfide.

‘Pres që futbollistët të japin maksimumin në këtë ballafaqim, dhe në fund të marrim tre pikët e para.Për këtë besoj kemi punuar dhe kemi kualitet.Në këtë drejtim presim përkrahjen edhe të tifozëve tanë’, ka thënë kryetrajneri, Bedridin Gjinali të enjten.

Edhe kapiteni Robert Gjeraj, premton fitore.’Ne, në këtë ndeshje hyjmë të përgatitur dhe motivuar që të arrijmë fitoren e parë.Presim dhe përkrahjen e adhuruesve tanë në arritjen e këtij objektivi’, ka thënë ai.

Ndeshja, Liria-Drita, luhet të premten në Prizren,në stadiumin ‘Përparim Thaçi’, në ora 16.45.
 

Tabela e klasifikimit

  • 1. Flamurtari9 Pike
  • 2. Llapi6 Pike
  • 3. Prishtina6 Pike
  • 4. Gjilani6 Pike
  • 5. Feronikeli5 Pike
  • 6. Drenica4 Pike
  • 7. Drita3 Pike
  • 8. Liria3 Pike
  • 9. Ballkani3 Pike
  • 10. Ferizaj3 Pike
  • 11. Trepça 891 Pike
  • 12. KEK-u0 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi