KF LIRIAFaqja Zyrtare

Intervistë me Skender Kaprën, trajner i Juniorëve të KF ‘Liria’

Prizren, 18 maj. Njeri ndër futbollistët që pati karrierë të bujshme me petkun e ‘Lirisë’ dhe skuadrat tjera.Ishte i pa fat me lëndime.Ka qenë edhe pjesë e KF ‘Zara’.Kishte oferta nga Turqia, kohë kur ishte në kulminacion të karrierës.Aktualishtë, trajner i juniorëve të ‘Lirisë’.

“Karrierën e kam nisur si pionier, 12 vjeçar (1980), me trajner: Skender Simitqiu e Aziz Koro.Sezoni 1984/85 (16 vjeç) jamë me juniorët e ‘Lirisë’, që drejtohej nga trajneri Gafurr Kaqaniku.Ka qenë gjeneratë e pa përsëritshme me lojtarë shum të shquar si: Florent Karahoda, Arben Mashkulli, Bekri Bucko, Mustaf Tejeci, Arsim Ebiballari, Ekrem Treshnjaku etj.

Kjo gjeneratë më 1986 , si ekip kampion nga Kampionati i Kosovës, jemi bërë edhe nënkampion të ish-Jugosllavisë.Në stinorin 1986/87 , debutova si 18 vjeçar në KF ‘Liria’, kur skuadra ishte anëtare e Ligës së Parë të Kosovës.Një stinor më vonë, u bëmë anëtarë të Ligës së II-të Unike të ish-Jugosllavisë. Ka qenë skuadër shumë e fortë, kurse Liga tejet cilësore.Ishte nder i veçantë, që si i ri të luaja për krah Rexhep Gaxhollit, Harun Isës, Behajdin Gjinalit, Besim Qejkut, Besim Nikoliqit, Gezim Hasit etj.

Kjo gjeneratë luajti deri në gjysëm finale të Kupës atë botë, duke mundur edhe Radniqkin (Nish) e Hajdukun e Splitit.Stinorin 1988/89 kam pasur rastin të luaj kundër emrave si: Dejan Saviqeviq, Zvonimir Boban, Robert Prosineqki, Darko Panqev etj., që më vonë u bënë edhe emra me renome botërore.Deri më 1990 kam luajtur kryesishtë në pozitën e mbrojtësit të djathtë e kohë pas kohe edhe si qendërmbrojtës.Më 1991 pata ofertë nga ‘Prishtina’, pasoi vendosja e masave të dhunshme kudo në institucionet e Kosovës, nga Serbia dhe unë kalova në KF ‘Zara’.

Në këtë skuadër qëndrova deri në fund të vitit 1992.Ishte koha e pavarësimit të Kroacisë dhe futbollit në atë kohë, ku garonin:Hajduku, Osijeku, Zagrebi,Rijeka, Shibeniku etj.Në këtë kohë pos që kam kaluar qaste shumë të mira, nuk mund të harroj edhe stërvitjet gati dy muajshe në Los Anxhelos me ‘Zarën’, ka qenë muaji shkurt i vitit 1992.Në Kosovë u ktheva më 1993 ku edhe i bashkangjitem skuadrës së zemrës , ‘Lirisë’, që luante në terrenet e improvizuara, fillimishtë në Gjinoc e më vonë në Arbanë e kudo tjetër në Kosovë.Në vitin 1994, isha në mesin e 10-të më të mirëve që shpalli FFK-ja.

Po këtë vit, pasoi një lëndim i gjurit, kohë kur kisha oferta nga Liga e Parë e Turqisë.Përkohësishtë, ndërpreva lojën derisa më duhej të rikuperohesha.Falenderoj vëllezërit Besimi, që më ndihmuan për sanimin e lëndimit.Poashtu, një falenderim për të gjithë ata që na ndihmuan vitet e mbijetesës.Ka qenë një solidarizim i pa parë.Pas lufte luajta deri në stinorin 2000/01, ku sërish u lëndova dhe braktisa karrierën e futbollistit dhe iu rreka zejes së trajnerit.

Në vitin 2003/04 jam bërë kampion me ekipin e juniorëve.Tre herë pjesëmarrës në Gothia Cup në Suedi, ku dy herë kam shkuar deri në çerek finale.Aktualishtë vazhdoj të jem trajner i juniorëve dhe besoj që ‘Liria’, pas riorganizimit ka një të ardhme të mirë futbolli, pasi talentët nuk i kanë munguar asnjëherë Prizrenit”, ka thënë për web faqen e ‘Lirisë’, Skender Kapra.

Intervistoi: Bashkim Kajdomçaj

Tabela e klasifikimit

  • 1. Flamurtari9 Pike
  • 2. Llapi6 Pike
  • 3. Prishtina6 Pike
  • 4. Gjilani6 Pike
  • 5. Feronikeli5 Pike
  • 6. Drenica4 Pike
  • 7. Drita3 Pike
  • 8. Liria3 Pike
  • 9. Ballkani3 Pike
  • 10. Ferizaj3 Pike
  • 11. Trepça 891 Pike
  • 12. KEK-u0 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi