KF LIRIAFaqja Zyrtare

Intervistë me Sinan Osmani, ish trajner i Lirisë në vitet e 90-ta

Njeriu që hyri në historin më të re të KF “Liria”, është Sinan Osmani, lind.1957 në Krushicë të Suharekës.Atij i atribohen shumica e sukseseve në kohën e pavarësimit të futbollit.Nën drejtimin e tij, KF “Liria” u bë kampione në edicionin 1994/95, kur në Sadovinë mposhti KIK-ën, pas ekzekutimit të penalltive, 5:4.Ai , në atë kohë ishte njëri nga shtyllat kryesore në të cilat mbështetej klubi duke kryer jo vetëm punë  e trajnerit.

“Postin e  ndihmësit të shefit të shtabit teknik të KF “Liria”, e kam marrur më 1992. Kam qenë ndihmës trajner i Gafurr Kaqanikut.Më 1993 kam marrur drejtimin e Lirisë si kryetrajner.Kryetar i KF “Liria”, ka qenë Beqir Hoxha, nënkryetar Naim Rexhepi, ndërsa drejtor Enver Besimi.Pas sulmit fizik dhe dhunës që ushtruan policia serbe në Gjinoc në vjeshtën e vitit 1993 ndaj nesh, ku u sulmua fizikishtë Gafurr Kaqaniku, djali i tij Arlindi dhe unë e më pas edhe u mbajtëm në stacionin policor në Suharekë, jemi zhvendsour në Arbanë (ish Dushanovë).

Nga ajo kohë e deri në çlirimin e vendit Arbana qe bërë strehë e sigurtë për skuadrën e Lirisë. Stinorin1993/94 u kulifikuam në plej-of , pasi zumë vendin e dytë, në Grupin e Dukagjinit.Në Llukar të Prishtinës, në xhiron e parë, eliminuam Trepçën, me penallti, kurse në gjysëm finale humbëm nga Prishtina.

Në sezoni 1994/95 ishim në pozitën e parë në grupin e Dukagjinit, dhe në xhiron e parë të plej-ofit , eliminuam Trepçën (4:0), në Arbanë (ish Dushanovë).Në këtë ndeshje u dalluan:Mirsad Qollaku, Erxhan Dana, Nehari Toska etj.Në xhiron e dytë poashtu në Arbanë, eliminuam Prishtinën (4:0), ku me dy gola të shënuar u dallua Mirsad Qollaku, ndërsa nga një gol shënuan Nehari Toska e Erxhan Dana.Pas këtyre fitoreve, arritëm suksesin më të madhë në Sadovinë, duke mumdur në finale skuadrën e KIK-ës pas ekzekutimit të penalltive.Ndeshjen e ndoqën rrethë 3-4 mijë shikues.Në radhët e Lirisë u dalluan:Nehari Toska, portieri Nuredin Qollaku, Erxhan Dana etj.Në kohën e rregulltë ndeshja përfundoi baras 1:1.Golin për Lirinë e shënoi Erxhan Dana.Kurse pas ekzekutimit të penalltive  fituam 5:4.

Skuadra kampione e Lirisë, kishte këtë  përbërje:Nuredin Qollaku, Arsim Hebiballari, Astrit Berisha, Ismajl Berisha, Bedredin Gjinali, Bekim Bakaj, Nehari Toska, Genc Tamniku, Erxhan Dana, Ali Maralusha, e Mirsad Qollaku. Në të njëjtin vit edhe jam shpallur trajneri më i suksesëshëm në Kosovë, nga FFK-ja dhe Federata e Sporteve të Kosovës.Liria po këtë vit (1995) u shpall skuadra më e suksesëshme , ndërsa Nehari Toska , lojtari më i mirë në Kosovë.Ndihmës imi në këtë periudhë kohore, kur u bëmë kampion, ishte Ejup Jakupi.Në sezonin 1995/96 bashkë me Rexhep Gaxhollin e kemi drejtuar Lirinë, ku zumë pozitën e dytë në Grup.Në sezonin 1996/97, skuadrën e kam drejtuar më Rasim Krasniqin, që kemi shkuar deri në finale të Kupës së Kosovës.

Në ndeshjen finale, humbëm nga Prishtina, 2:1 . Golin  për Lirinë e shënoi Nehari Toska.Sezoni kampional 1997/98, u zhvillua pjesërishtë dhe deri në atë kohë ishim mjaftë të suksesëshëm.Ndihmës imi ka qenë Skender Shengyli.Pas sulmeve ushtarako-policore serbe e në veqanti masakrës së Prekazit, ndërpremë punë me skuadrën e parë dhe punuam kryesishtë me gjeneratat e reja.

Gajtë këtyre viteve, morëm pjesë edhe në turnet memorial kushtuar Faton Domit e Favzi Ramës në Klinë si dhe atë kushtuar Burim Hatipit në Prishtinë, ku njëherë edhe kemi qenë fitues.Në sezonin e fundit për skuadrën e Lirisë, ka lujatur edhe dëshmori , Përparim Thaçi që u dallua me sjellje shembullore në fushë.Student i zellshëm e më pas edhe luftëtar i devotshëm.E kisha për nder që ishte lojtari i im.

Një falenderim të madhë do tu adresoja të gjithë atyre që na ndihmuan në mbarëvajtjen e garave.Veçanërishtë falenderoj banorët e Arbanës, ku pos ndeshjeve që zhvilloi skuadra seniore e Lirisë, aty aktivitetin e zhvilluan edhe gjeneratat më të reja , grupmoshat e ndryshme nga mbarë Kosova. U bëmë kampion në sezonin garues 1994/95 duke mundur skuadrat si Trepça e Prishtina, me rezultatë të thellë që të dyja nga 4:0.

Ky suksesë i dedikohet në veçanti  komunitetit të Arbanës që na përkrahi në çdo hap, futbollistëve  dhe aktivistëve të tjerë të sportit të Komunës së Prizrenit. Falenderim i veçantë dhe respekt për punën dhe angazhimin e  kujdestarëve:Agim Fetoshi, Fetah Kajdomçaj, Bashkim Mallaku, etj. që  na ndihmuan dhe nuk lejuan asnjë incident më të vogël në ndeshjet që jo rrallë përcilleshin nga 3 e 4 mijë shikues, sidomos në ndeshjet me Besën, Dukagjinin, Trepçën, Prishtinën, Vëllaznimin etj.

Ka qenë nder dhe krenari të jesh pjesë aktive e atyre aktiviteteve.Pas përfundimit të luftës që në ditët e para, kam punuar bashkë me Erdogan Celinën, duke drejtuar skuadrën e Lirisë deri në prill të vitit 2000.Në kujtesë më mbeten ndeshjet me ish pjesëtarët e UCK-së pas lufte, ajo me Shkëndijën e Tetovës dhe natyrishtë më herët titulli i kampionit i fituar në Sadovinë, në sezonin 1994/95”, ka thënë në intervistën për web-faqen e klubit, Sinan Osmani.

Intervistoi: Bashkim Kajdomçaj

Tabela e klasifikimit

  • 1. Flamurtari9 Pike
  • 2. Llapi6 Pike
  • 3. Prishtina6 Pike
  • 4. Gjilani6 Pike
  • 5. Feronikeli5 Pike
  • 6. Drenica4 Pike
  • 7. Drita3 Pike
  • 8. Liria3 Pike
  • 9. Ballkani3 Pike
  • 10. Ferizaj3 Pike
  • 11. Trepça 891 Pike
  • 12. KEK-u0 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi