KF LIRIAFaqja Zyrtare

Intervistë me Sami Buqajn

Sami Buqaj, lind.më 10.07.1975 në Prizren.Karrierën e ka nisur si 14- vjeçar në pionierët e ‘Progres-exportit’, për të kaluar falë talentit pas dy muajve në juniorët e kësaj skuadre.Me pavarësimin e futbollit, vihet në shërbim të skuadrës si shumica e shokëve të tij.

Në këtë kohë në tandem me Toskën, Qollakun e Danën, ishin tmerr për skuadrat rivale.I shpejtë në aksion, depërtues dhe shënues i spikatur, që gjuante më të dyja këmbët,  e bëri të jetë ndër talentët e kohës në Kosovë.Pas lufte kujton ndeshjet me Shkëndijën (Tetovë), por dhe më pas Vllaznimin etj.Një gjysëm sezon luan edhe për Getoarin.Në përfundim të karrierës, udhëheq skuadrën e ‘Arbanës’, nga Liga e tretë deri në të parën.

“E nisa karrierën si 15 vjecar.Isha junior në ‘Progres-export’, (viti 1990) pas dy muajve jam transferuar në skuadrën juniore edhe pse me moshë të re.Në atë kohë në gjeneratë kasha disa nga emrat:Astrit Berisha, Alev Nushi, Iliaz Iliazi, Arjan Beqaj, Nuridin Qollaku, Ismjal Berisha, i ndjeri Sylejman Rrotlla etj.Ishte kohë ku thurnim ëndërra për të ardhmen tonë  të suksesëshme.Mirëpo, pason ndërhyrja e dhunshme, pas rrënimit të autonomisë nga organet  serbe. Si në institucione tjera, as futbolli nuk bëri përjashtim.U detyruam të organizohemi në jetën paralele.Jam kyqur më 1992  në KF ‘Liria’.

Luaja përkrah:Shaban Cenës, Qenan Haskukës, Alev Nushit, Nehari Toskës, Astrit Berishës, Ismajl Berishës, Bekim Bakës, Florent Karahodës e më pas edhe të Mirsad Qollakut, Erxhan Danës e deri te dëshmori Përparim Thaçi.Ishte kohë e vështirësive të shumta e dhembjes por dhe krenarisë.Vitin 1994/95 kur Liria u bë kampion, isha anëtar i ‘Ballkanit’.

Kthehem pas një viti në ‘Liri’ dhe me të jam në çdo ndeshje deri në përfundim të luftës.Në kujtesë më mbetën ndeshjet në sezonet 1996/97 në Arbanë, kur deri në 3000 tifozë na ndiqnin në ndeshjet me Dukagjini, Vëllaznimin, Besën, Trepçën, Gjilanin etj.Ishte kohë kur në sulm isha bashkë me Danën, Qollakun, Toskën, ndërsa në mes I.Berisha, Tamniku, Bytyqi, kurse në mbrojtje printe Gjinali me A. Berishën, Gashin, Bakaj etj. Skuadër kjo që për nga cilësia ishte shum e vlërësuar.Sidomos sulmi :Qollaku-Dana-Buqaj ishte shum i respektuar , kudo që paraqitej në Kosovë.Lufta ishte e tmerrshme, ajo dha shum dëshmorë e martirë.Nga klubi ynë ra dëshmorë Përparim Thaçi, një djalosh shum ambicioz për të ardhmen, një talentë i shquar dhe parasëgjithash një djalosh i edukuar.Gjaku i tij dhe bashkëluftëtarëve u bëftë dritë, ndërsa gjeneratat që vijnë pas nesh ta kujtojnë me pietet veprën e tij, sidomos sportistët. Ai, ra për të mos vdekur kurrë.

Pas lufte, ishim shum të lumtur që po ktheheshim në stadiumin tonë.Ishin rrethana tjera, prej nga po niste një jetë e re mbi gërmadhat e luftës.Në kujtesë më mbeten ndeshjet plot emocione me skuadrën e Shkëndijës (Tetovë), pastaj ajo me Skënderbeun (Korqë).Poashtu ndeshja me Vëllaznimin (viti 2001) ,ku fituam 4:2, ku për shtatë minuta shënuam tre herë.Unë shënova dy gola, ndërsa ndeshjen e ndoqën rrethë 7 mijë tifozë.Ishte kjo gjeneratë e prirë nga Toska, Dana etj që atë botë luante futboll cilësor.Më 2004 kaloj në Getoar 6 muaj, ndërsa më pas kthehem në KF ‘Arbana’, që pas riaktivizimit të saj nga Liga e Tretë e udhëheqim ate bashkë me Mirsad Qollakun, Erxhan  Danën, Bashkim Temajn, Agim Fetoshin, Zeqir Bytyqin, Luan Kelmendin, Uran Hoxhën etj deri në Ligën e Parë të Kosovës. Këtë e bëmë nga ndjenja që kishim si obligim për të ndihmuar këtë skuadër e përmes saj edhe komunitetitn e lagjes, për kontributin e dhënë në vitet 90-ta për futbollin prizrenas dhe ate kosovar.Falenderoj të gjithë ata që na përkrahën, sidomos në kohën e mbijetesë, në vitet 90-ta. Nga donatorët, futbollsitët, trajnerët e deri tek qytetari i rëndomtë, në veçanti komunitetin e Arbanës”, ka thënë për web faqen eLirisë, Sami Buqaj, që si pasoj e lëndimit, nga fundi i vitit 2008, ka pushuar nga loja aktive me ‘Arbanën’.

Intervistoi: Bashkim Kajdomçaj

Tabela e klasifikimit

  • 1. Drita67 Pike
  • 2. Prishtina64 Pike
  • 3. Llapi54 Pike
  • 4. Trepça 8953 Pike
  • 5. Liria48 Pike
  • 6. Feronikeli48 Pike
  • 7. Drenica48 Pike
  • 8. Gjilani46 Pike
  • 9. Vëllaznimi44 Pike
  • 10. Flamurtari25 Pike
  • 11. Besa22 Pike
  • 12. Vllaznia14 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi