KF LIRIAFaqja Zyrtare

Intervistë me Ismajl Berishën, kapiten i KF 'Liria'

Prizren, 14 mars.Ismail Berisha lind. me 22.09.1972 në Prizren. Hapat e parë të futbollit i ka filluar  në moshën 16 vjeçare në KF ‘Progres Eksport’ të Prizrenit i cili klub ishte të burim talentësh për KF ‘Liria’.

Për një kohë të shkurtër duke e parë talentin e tij, (ai luan vetëm një sezon në ekipin e juniorëve) Berisha kalon në ekipin e seniorëve, të skuadrës së ‘Progresit’. Falë talentit ,ai po atë sezon me kërkesë te KF ‘Liria’ kalon në klubin e tij të dashur ku gjendet edhe sot. Ishte ky sezoni 1991, kur ‘Liria’  ishte anëtare e Ligës së III-të të ish-Jugosllavis. Prej vitit 1991 deri ne vitin 1999, luan jashtë objekteve sportive, duke qenë pjesë aktive e rezistencës që sporti bënte ndaj administratës së dhunshme serbe.Poashtu, pjesë e gjeneratës së artë, që në Sadovinë (sezoni 1994/1995) bëhet kampion, pas fitores ndaj Kikës.Ka shiritin e kapitenit nga viti 2002, që e bartë edhe sot.Ka të fituar edhe një Kup të Kosovës me ‘Lirinë’, pas lufte.

“Ne luajtëm nëpër fusha të improvizuara. Në fillim në fshatin Gjinovc e më pastaj në Arbanën e sotme, pasi me dhunë na larguan nga objektet tona Ishin këto vite të krenarisë për ne futbollistët, sepse ishim prej të parëve që filluam  të mos pajtohemi me një regjim kriminal dhe ta kundërshtojmë në mënyrë të hapët diskriminimin që na bëhej. Përkundër kërcënimeve dhe maltretimeve ne i zhvillonim garat.Ishim një gjenerat që me të vërtet ishte mëkat që mbetëm  të izoluar duke luajtur vetëm brenda Kosovës. Sigurishtë që shumë nga bashkëlojtarët e mi të asaj kohe, do të kishim mundur lirisht të luanim edhe jashtë Kosovës. Mirëpo,  ky ishte fati ynë kolektivë, jo vetëm i sportistëve. Sukseset që  i kam arritur me KF’Liria’,  mburrem me to. Një herë  kampion i Kosovës në sezonin 1994/95 edhe një herë  fitues i kupes së Kosovës, 2006/07.

Prej vitit 1991 e deri më tani (2009) kam qen 8 herë lojtari më i mirë i vitit në Komunën e Prizrenit, të zgjedhur nga ana e Drejtorisë për sport. Ndërsa, 2 herë futbollisti më i mirë në turneun ‘Burim Hatipi’ në Prishtinë. Ndërkaq,  tre herë futbollisti më i mirë me numrin 8 në turneun Memorial:“Thaçi-Rexhepi”. Nga sezoni 1991 deri me tani 2009 pra plot 18 vite në fanellën e ’Lirisë’, ka pasur shumë momente gëzimi, vështirësi (sidomos në kohën e garimit jashtë objekteve) por dhe krenarie për mua dhe shokët. Përkundër ofertave që kisha nga klubet tjera,  gjithmon i mbeta besnik KF ‘Liria’,  klubit tim të dashur. Dhe në fund  nuk mund të mos përshëndes të gjithë ata që ndihmuan KF ’Liria’ në momentet më të vështira gjatë periudhës 1991-1999.

Ajo që më së shumti më ka prekur  dhe njëkohësishtë më ka bërë krenar është rënia për lirinë e Kosovës,  e shokut tonë të klubit në vitin 1998, dëshmorit Përparim Thaçi.Lavdi për jetë e motë atij dhe gjithë atyre që ranë për këto ditë që gëzojmë ne sot! Në  fund bëjë dua (lutje) për gjithë ata që kanë dhënë jetën për gjënë më të shtrenjtë, për lirinë e vendit, liri të cilën ne e gëzojmë sot.

Falenderoj Allahun për të gjitha këto të  arritura”, tha për web faqen e KF ‘Liria’, kapiteni, Ismajl Berisha.

Ka qenë pjesëtar i ish UCK-së, i rreshtuar ne Shtabin Lokal të Prizrenit.Poashtu, vlerësohet të jet njëri ndër futbollistët me mësë shumti paraqitje në fanelën e 'Lirisë'.

Ai, vazhdon të jetë aktiv tash e 18 vite, me shpresën e madhe që këtë stinor bashkë me shokët e klubit dhe tifozët e shumtë ta kthejë ‘Lirinë’, në elitë.

Intervistoi: Bashkim Kajdomçaj

Tabela e klasifikimit

  • 1. Drita67 Pike
  • 2. Prishtina64 Pike
  • 3. Llapi54 Pike
  • 4. Trepça 8953 Pike
  • 5. Liria48 Pike
  • 6. Feronikeli48 Pike
  • 7. Drenica48 Pike
  • 8. Gjilani46 Pike
  • 9. Vëllaznimi44 Pike
  • 10. Flamurtari25 Pike
  • 11. Besa22 Pike
  • 12. Vllaznia14 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi