KF LIRIAFaqja Zyrtare

Intervistë me Erxhan Danën

Erxhan Dana, lind.03.04.1971 në Prizren.Hapat e parë të futbollit i ka nisur në rininë e hershme si pionierë i Lirisë.Ndërkohë, më vonë ndërron profesionin dhe luan hendboll disa vite rreshtë, për tu rikthyer në futboll me ç’rast bëri emër.Ishte qendërsulmues tipik.Luante më të dyja këmbët, gjuante poashtu me të dyja në befasi sikurse edhe me kokë, kurse driblingun e kishte poashtu veti.I shpejtë dhe prore i rrezikshëm për portierët kundërshtar.Bashkë me Mirsad Qollakun, Sami Buqajn e Nehari Toskën, përbënin sulmin më të frikshëm në Kosovë, në kohën e tyre. Adhuruesit e futbollit,  atë kohë e krahasonin me legjendën e viteve 70-ta, Edmond Tomiqin.

Është pjesë e gjeneratës së artë, që në stinorin 1994/1995, u bë kampion në Sadovinë.Pas lufte i kërkuar edhe nga skuadra tjera. Njëri ndër sulmuesit më të mirë që kishte Kosova pas lufte.Para sëgjithash një sportist i madhë.

“Hapat e parë të futbollit i shijova me pionierët e Lirisë si 9-të vjecar.Nga mosha 14-20 vjeçare u kyqa në hendboll, në KH ‘Prizreni’. Aty përfitova shumë, gjithmonë duke quar një jetë sportisti.Në vitin 1994 sërish kthehem në futboll.Përparësit e lëvizjeve të lojës së hendbollit, në mënyrën më të mirë , arrita ti shprehi në lojën e futbollit.Kështuqë , gati gjithmonë kam qenë në përparësi ndaj lojtarëve kudërshtarë.Në vitin 1995 u bëmë kampion në Sadovinë, pasi fituam me penallti ndaj, KIK-ës 5:4.

Unë pata kënaqësinë të shënoj nga loja në këtë finale. Ndeshja në kohën e rregulltë përfundoi 1:1.Derisa luanim jashtë objekteve tona, kënaqësi e vetme për mua dhe shokët e mi ishte sporti , në këtë rast futbolli.Shumë vite radhazi, kam qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës. Poashtu edhe pas lufte kam qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës, ku në stadiumin e mbushur përplot në Prishtinë, kam luajtur me të zgjedhurit e Tiranës.

Lufta qe e kobshme edhe për ne sportistët.Ne, nga KF ‘Liria’, na mori një shok të dashur, i cili kish aspirate të mëdha si në fushë të sportit ashtu dhe në jetën e përditshme.Pra, ra dëshmorë Përparim Thaçi (ishalla si Shehid).Pas, lufte disa herë hyra në mesin e dhjetë më të mirëve në Kosovë, zgjedhur nga FFK-ja.Mund të krenohem me faktin se kam bërë jetë sportisti të disciplinuar (anjëher nuk jam ndëshkuar me karton të kuq).Për fund, mund të them se kam pas fat që kam qenë pjesë e klubit të madhë siq është KF ‘Liria’, sepse  pikërsihtë Liria ka qenë dhe do të jetë djep i futbollit cilësor.Mesazhi im për të rinjtë,  është të punojnë pa rreshtur se me punë arrihet suksesi.Respekte  për të gjitha ata që punuam bashkë, sidomos në kohën e mbijetesës së futbollit ksovar, në vitet 90-ta”, ka thënë për web-faqen e Klubit, Erxhan Dana.


Intervistoi:Bashkim Kajdomçaj

Tabela e klasifikimit

  • 1. Flamurtari9 Pike
  • 2. Llapi6 Pike
  • 3. Prishtina6 Pike
  • 4. Gjilani6 Pike
  • 5. Feronikeli5 Pike
  • 6. Drenica4 Pike
  • 7. Drita3 Pike
  • 8. Liria3 Pike
  • 9. Ballkani3 Pike
  • 10. Ferizaj3 Pike
  • 11. Trepça 891 Pike
  • 12. KEK-u0 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi