KF LIRIAFaqja Zyrtare

Intervistë me Ermin Gjananoviqin, lojtar i Lirisë - Fëmija i luftës në Bosnjë, krenar që luan në Kosovë

Prizren, 6 gusht. Edin Xheko dhe Ermin Gjananoviq njihen mes vete nga fëmijëria.Ata ishin përballuar në fushën e lojës shumë herë deri kur kishin mbushur 16 vjet.Në përballjen e fundit mes tyre, mbrojtësi Gjananoviq i kishte dhënë ‘mësim’ yllit boshnjak në fitoren e skuadrës së Celikut kundër Zheklezniqarit (2:1).Tash shtatë vite më vonë, Edin Xheko është kthyer në lojtarin më të mirë në skuadrën kampione të Bundesligës, Wolsburg, dhe ndër më të kërkuarin  në tregun evropian.

‘Fllasteri’ i tij nga koha e adoleshencës, Gjananoviq nuk e pati atë fat. Për vite ngeli në Bosnjë, për të përfundur këtë vit në Kosovë, tek skuadra e Lirisë.

‘Ka qenë një ndeshje që ne e fituam me 2:1. Kisha detyrë ta stopoja Xhekon.Unë isha lojtari më i mirë i asaj ndeshjeje dhe i shumë të tjerave.Pata disa oferta, por klubi im ishte shum jomirënjohës, më mbajti aty përkundër dëshirës sime.Më shumë më pengoi sesa më ndihmoi.Ndërsa, Xhekos iu hapën rrugët drejt Evropës.Ai arriti kulmin në Gjermani dhe për këtë më vjen shumë mirë’, ka thënë Gjananoviq në intervistën e tij fillimishtë.

Gjananoviq 22 vjeçar kryesishtë ka luajtur në Zenicë, nga mosha 7 vjeçare nëpër të gjitha gjeneratat.Madje në moshën 15 vjeçare ai ishte juniorë dhe falë talentit që kishte luante kohë psa kohe edhe me skuadrën e seniorëve.Nga Celiku, transferohet tek Rovinj (Kroaci)  më pas te Zvijezda të BH-së, ku luan   nga gjashtë muaj si dhe një vit tek skuadra e Igmanit.Gajtë asaj kohe ka qenë pjesë e U-17 deri tek U-21.

Mirëpo, jo gjithëçka shkoi mirë kur duhej të shpërthente në profesionalizëm.Ai në klub ishte ‘pa krahë’, meqë ishte rritur jetim që nga mosha 7-vjeçare.Në atë kohë i ishte vrarë babai që kishte qenë pjesë e ushtrisë boshnjake.

‘E kaluara ime është mjaftë e hidhur.Kam përjetuar luftën brutale në Bosnjë si fëmijë i vogël.Cmimin e kësaj lufte e paguam me humbjen e babait.Ai u vra krejt në fund të luftës në njërën nga betejat e fundit në Prolom afër Vozuçjes.Unë kam vuajtur shumë për të, meqë isha fëmija më i madhë, ndërsa që familjes i duhej përkrahja.Mirëpo, jam krenar që kasha një prind që i doli zot vendit të tij’, thotë ai, dhe vazhdon:’Kjo u reflektua më pas edhe në karrierë. Isha një lojtar pa krahë.Sidomos në Ballkan, sportistit i duhet shtytja edhe nga anash.Unë nuk e pata këtë dhe klubi nuk bëri  asgjë për mua.Përkundrazi, më lidhi me kontratë trevjeçare (si stipendistë) dhe më pas edhe tre të tjera si profesionist, ndërsa që kisha mundësinë-ofertat që të ikja jashtë’, shprehet me nostalgji për rastet e humbura Gjanaoviq.Kishte oferta nga Shibeniku e Hanoveri.

Ai, thotë së këtu ka ardhur me ndihmë e Gazmend Krushës.Por, që fjalë të mira para se të vinte këtu për qytetin e lashtë dhe njerzit i kishte folur edhe ish basketbollisti i Bashkimit, Abdyrahman Kahrimanoviq.

‘Në transferim tim këtu më ndihmoi shumë z. Gazmend Krusha. E falenderoj ate shumë.Ndërsa, që në mua ka ndikuar edhe Kahrimanoviq që të përcaktohem.Ai më ka folur shumë fjalë të mira për njerzit në këtë qytet, për çka po bindem çdo ditë.Shpresoj që me Lirinë të kemi suksese dhe që pas një kohe të gjej një skuadër të madhe.Po them jam pritur shumë mire dhe jam krenar që  po bashkëjetoj me njerzit  në Kosovë’.

Gjananoviq, ka nënshkrua kontratë një vjeçare, ndërsa që në ndeshjen e parë me Besën dëshmoi cilësit e tija.Ai ka shënuar një gol të mërkuren.I vie poashtu mirë që ka hyrë në histori si boshnjaku i parë që pas lufte luan me Lirinë.

‘Futbolli këtu është i përafërtë me ate në Bosnjë, por infrastruktura është më pak e avansuar’, tërheq krahasimet e tija në fund të intervistës Ermin Gjananoviq.

(Kjo intervistë është botuar edhe në ‘Koha Ditore, më 7.06.2009, ndërsa në web faqen e klubit, është versioni më i zgjeruar)
 

Intervistoi: Bashkim Kajdomçaj

Tabela e klasifikimit

  • 1. Flamurtari9 Pike
  • 2. Llapi6 Pike
  • 3. Prishtina6 Pike
  • 4. Gjilani6 Pike
  • 5. Feronikeli5 Pike
  • 6. Drenica4 Pike
  • 7. Drita3 Pike
  • 8. Liria3 Pike
  • 9. Ballkani3 Pike
  • 10. Ferizaj3 Pike
  • 11. Trepça 891 Pike
  • 12. KEK-u0 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi