KF LIRIAFaqja Zyrtare

Intervistë me Bashkim Beshin

Bashkim Beshi, lind.18.04.1968 në Prizren. Ka bërë karrierë prej futbollisti për rreth 21 vjet rreshtë, duke qenë pjesë e Lirisë, Progres-exportit  dhe KNI” Ramiz Sadiku”-Prishtinë, nëpër etapa të ndryshme kohore. Poashtu ka qenë pjesë e gjeneratës së vitit 1995, që doli kampione e Kosovës në Sadovinë të Vitisë. “Hapat e para të futbollit i kam bërë në pionierët e KF” Liria” në vitin 1980, ku trainer kanë qenë Z. Skender Simitqiu me ndihmës Z. Aziz Koron.

Gjatë punës më trainerët e sipërcekur kam luajtur në vazhdimësi në rolin e mesfushorit të fundit dhe mesfushorit të majtë. Duhet cekur se në ato vite KF” Liria” zhvillonte garat në Ligën e dytë të Ish-Jugosllavisë ndërsa ne pionerët e klubit kemi marrur pjesë qdo vit në turnetë e ndryshme që janë mbajtur në  qytetet jashtë Kosovës dhe kanë pasur karakter federativ.

Në vitin 1982 kam kaluar në juniorët e ‘Proges –Exportit’ dhe menjëherë pas një viti të garimit jam ftuar në Reprezentacionin e Kosovës dhe kam qenë lojtar standard i reprezentacionit të Kosovës dhe në Janar të vitit 1983 kam qenë i ftuar në kampin e mbajtur 10 –ditor në Herceg-Novi të Malit të Zi, ku vlen të ceket se kam qenë i vetmi Prizrenas si futbollist (në mesin e ekspeditës kanë qenë edhe Ardian Kozniku, Sunaj Keqi, Luan Tabaku etj) ndërsa si trajner kanë qenë të ftuar Z. Gafurr Kaqaniku dhe  Z. Erdogan Celina. Suksesin më të madh si futbollist i ri e kam arritur në vitin 1986 kur në qerekfinale e kemi mundur si mysafir Buduqnostin e Podgoricës ( kam qenë kapiten i ekipit) vlen të ceket se në ekipin e Buduqnostit si junior në atë kohë kanë luajtur emrat si Predrag Mijatoviq, Branko Bërnoviq, Dragoje Lekiq dhe të tjerë.

Por, zhgënjimi ndodhi në Prizren kur ne si vendës në gjysëmfinale kemi humbur me Osijekun, që udhëheqej nga futbollisti i njohur kroat Ivica Gërnja. Pasi ndeshjen në Podgoricë e ka gjykuar Z. Shinasi Berisha  dhe pas lojës së treguar menjëherë pas ardhjes në Prizren jam transferuar në ekipin e parë të Progres–Exportit dhe trainer i atëhershëm Z. Ali Bushi më ka besuar rolin e mesfushorit të majtë.

Në vitin 1987 kam shkuar në shërbimin ushtarak dhe pas një viti kam shkuar për studime në Prishtinë, ku pos studimeve kam filluar ushtrimet me KF “Ramiz Sadiku”  me trainer Z. Jakup Abrashin dhe lojtar-trainer Z. Bylbyl Sokolin. Në vitin 1989-90 kthehem në KF “Liria” dhe bëj gara një vit në ligën ndërrepublikane. Në vitin 1991 suprimohet qdo  e drejtë kur janë në pyetje shqipëtarët dhe fillon mëvetësimi i segmenteve të jetës ku pas fushës së Arsimit është mu sporti respektivisht futbolli që i thotë JO okupatorit dhe fillon me aktivitetin e vet.

Vlen të ceket se në ato kushte të jashtëzakonshme janë vërejtur shumë pak  lëshime kur ka qenë në pyetje organizimi i garave kur të kihen parasysh rrethanat ku është  zhvilluar loja e futbollit, ka qenë  mbresëlënese apo jo? Edhe pse duhet cekur se gjatë aktivitetit futbollistik ka pasur ndërhyrje ushtarake-policore nga ana e okupatorit ku në vazhdimësi jeta e futbollistit ka qenë i ekspozuar rrezikut, edhe në këtë situatë është vërtetuar teoria se:’ FORCA E MUND ARSYEN’. Duhet cekur se unë gjatë tërë kohës së okupimit kam qenë pjesë e ekipit (në filim anëtar standard i ekipit dhe më vonë si zëvendësues) sepse pas vitit 1994 kam vuajtur prej një lëndimi të rëndë si ajo e ligamenteve të meniskusit (1 vit kam pushuar).

Ndihem krenar që kam pasur rastin të luaj me djem të mrekullueshëm e veqmas që na është ofruar  mundësia të ushtrojmë dhe luajmë me një student të dalluar, futbollist shumë të mirë dhe me një djalë trim siq ka qenë i ndjeri -dëshmori Përparim Thaqi. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës së pavarur dhe sovrane që në të njëjtën kohë ka qenë edhe ëndërr e tij”, ka thënë për web faqen e KF ‘Liria’, Bashkim Beshi.

Intervistoi:Bashkim Kajdomçaj      

Tabela e klasifikimit

  • 1. Drita67 Pike
  • 2. Prishtina64 Pike
  • 3. Llapi54 Pike
  • 4. Trepça 8953 Pike
  • 5. Liria48 Pike
  • 6. Feronikeli48 Pike
  • 7. Drenica48 Pike
  • 8. Gjilani46 Pike
  • 9. Vëllaznimi44 Pike
  • 10. Flamurtari25 Pike
  • 11. Besa22 Pike
  • 12. Vllaznia14 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi