KF LIRIAFaqja Zyrtare

Intervistë me Ali Maralushën

Ali Maralusha, lind.08.08.1968 në Prizren.Ka bërë karrierë futbollisti për rrethë 17 vjet rreshtë, duke qenë pjesë e ‘Progres-exportit’ e ‘Lirisë’, nëpër kohë të ndryshme.Poashtu ka qenë pjesë e gjeneratës së vitit 1995, që doli kampion, në Sadovinë.

“Anëtarësimi pranë ekipit të Juniorëve të KF Progres Export - Prizren e kam bërë me 1984, ndërsa librezën  e anëtarësisë me 1985. Gjatë kësaj periudhe kam luajtur në pozitat e ndryshme në ekip si: mrojtës i krahut të djathtë, libero ose lojtar fundor dhe mesfushorë defanziv. Suksesin më të madh për atë kohë e kam arritur, kur me 1986 kam luajtur në gjysëmfinale të Kupës së ish Jugosllavisë, kundër Osjekut (gjeneratës së Davor Shukerit) dhe kemi humbur lojën me rezultat 0:4 (0:1).

Në janar të 1987, i jam bashkangjitur ekipt të parë të Seniorëve të Progresit, dhe nga pozita e mesfushorit defanziv kam kaluar në pozitën e qendërsulmuesit të cilën pozitë e kam luajtur deri ne kalimin tim në KF ‘Liria’- Prizren, në vitin 1991.
Një kohë të shkurtë pas kalim tim, fillojë edhe bojkotimi i Ligës së ish-Jugosllavisë, ku garonte ‘Liria’. Pasojë edhe mvetësimi i ligës sonë që ishte një nga shtyllat e para krahas arsimit që iu kundërvym regjimit të atëhershëm.

Vlen të ceket se kushtet dhe rethanat në të cilat janë zhvilluar garat ishin mjaft të vështira por gjithnjë në frymën vllazërore. Është e vërtet se gjatë asaj kohe kemi pasur edhe momente jashtzakonisht të vështira, si ne lojtarët, trajnerët tanë e deri tek drejtuesit e klubit, duke pasur rrahje, malltretime, keqtrajtime e deri te kërcënimi me jetë. Suksesin më të madhë gjatë asaj kohe kemi arritur në vitin garues 1994-95 ku edhe jemi bërë Kampion të Kosovës.

Duhet shtuar edhe këtë se në mesin tonë ka pasur jo vetëm futbollistë të dalluar por edhe quna shumë guximtarë, të cilët gjatë ditës kryenin strëvitje në klub e gjatë tërë mbrëmjes merreshin me aktivitete patriotike, organizimin e Luftës Clirimtare. Nëri prej tyre është edhe Përparim Thaçi, i cili si pjestarë i UÇK-së ra dëshmorë për të kaluar në përjetësi.

Aktivitetet sportive kanë rifilluar menjëherë pas lufte dhe me kalimin e viteve erdhi edhe koha për ta braktisur futbollin aktiv. Kështu në pranverë të vitit 2001 e kam braktisur lojën aktive”, ka thënë për web faqen e Lirisë, Maralusha.

Intervistoi: Bashkim Kajdomçaj

Tabela e klasifikimit

  • 1. Drita67 Pike
  • 2. Prishtina64 Pike
  • 3. Llapi54 Pike
  • 4. Trepça 8953 Pike
  • 5. Liria48 Pike
  • 6. Feronikeli48 Pike
  • 7. Drenica48 Pike
  • 8. Gjilani46 Pike
  • 9. Vëllaznimi44 Pike
  • 10. Flamurtari25 Pike
  • 11. Besa22 Pike
  • 12. Vllaznia14 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi