KF LIRIAFaqja Zyrtare

Intervistë me Agim Bytyqi, kryetari historik i FFK-se dhe KF “Liria”

Agim Bytyqi, kryetari historik i FFK-se dhe KF “Liria”

I lindur më 1944 në Prizren.Njeriu që bëri hsitorinë e KF ‘Liria’ në rininë e hershme si futbollistë e më pas edhe si zyrtar i lartë i klubit.Ka qenë aktiv si futbollist nga viti 1963 deri më 1970 në ish Metohija (tash Liria).

Në kohën e tij, gjeneratë me te kanë qenë : Ali Bushi, Bajram Bytyqi, Skender Simitqiu, Bujar  Spahiu, Marjan Spaqi,Hamit Shishko, Zef Gjoni, Bajram Pirana, Nexhid Gjigolli, Ibo Miftari,Adnan Pirolli, Islam Slishani,Gafurr Kaqaniku, Ilir Berisha etj.

Në postet udhëheqëse të KF “Liria”, prej vitit 1980  e deri më 2002.Ka qenë në cilësin e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë për 22 vjet rresht.Kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, pas pavarësimit të sportit kosovar më 1991.Ai në atë kohë ka hyrë në historinë më të re të futbollit kosovar, duke qenë bartës kryesor i zhvillimit të garave që kundërshtonin masat e dhunshme serbe dhe duke organizuar jetën e pavarur sportive në Kosovë.Anëtar  i Kryesisë së Federatës së Sporteve të Kosovës prej vitit 1991 deri më 2001. Në atë kohë FSK-ja, ishte ombrellë e gjithë organizimit sportivë në Kosovë, e që luante rolin e Ministrisë së Sportit.


Histori e hershme e KF “Liria”

Pak histori lidhur me KF “Liria” sipas z. Agim Bytyqi që më shumë se 30-vjet (qoftë si futbollistë qoftë si zyrtar) ka qenë i lidhur me klubin.

”Topin e parë në Prizren, e ka sjellur një fotografist shkupjan në vitin1930 derisa ka punuar në Prizren.Futbolli ate botë është organizuar nga zanatlinjtë, përkatësishtë esnaft prizrenas, të njohur me emrin “Gajret”. Ndeshjet janë zhvilluar në stadiumin që ka qenë  afër stacionit të sotshëm të autobusëve, ku afër atëher ka qenë tregu i kafshëve.Në ato vite, para luftës së dytë, skuadra “Gajret”, lunate kryesishtë me ekipet nga Kukësi, Tetova, Gjakova e Peja. Në mungesë dokumentacioni të asaj kohe, mungojnë emrat e asaj gjenerate.Gjeneratë e hershme e para luftës kanë qenë : Reshat Hadri, Gala Zajmi, Seb Lajqi,Beqir Shetro etj.Ndërsa më vonë pas luftës së II-të për skuadrën  e atëhershme të Lirisë kanë luajtur:Bashkim Fehmiu, Rexhai Surroi, Skender Gjinali, Xhemo Goxho, Veli Vraniqi, Iljaz Llausha, Destan Kiqe etj. në skuadrën që atë kohë mbante emrin ‘Metohija”, e që bënte gara në Ligën e Serbisë.Në kohën time gjenerat i kam pasur disa nga emrat që tash më kujtohen si:Bajram Bytyqi, Skender Simitqiu, Ali Bushi, Bujar Spahiu, Marjan Spaqi, Zef Gjoni, Hamit Shishko, Bajram Pirana, Nexhid Gjigolli, Ibo Miftari, Islam Slishani, Adnan Pirolli, Gafurr Kaqaniku, Ilir Berisha etj.Më 1970 me vendim të Lidhjes Socialiste dhe me përkrahjen e Mehmet Maliqit, skuadra ndërron emrin nga KF “Metohija” në KF “Liria”.

Garat e viteve 70-ta e 80-ta


“Në Ligën e II-të luajtëm me mjaftë sukses.Sidomos veqohen emrat :Edmond Tomiqi,Ali e Aqif Shehu, Erdogan Celina, Sokol Hadri, Sami Ahmeti, Tahir Pirolli, Agim Maloku,Ramadan Cimili, Ibrahim Prekazi, Esat Mehmeti etj. që luajtën rol të rëndësishëm në futbollin  e ish-Jugosllavis, në vitet 70-ta.Më vonë, gjurmë në historin e lavdishme të klubit në vitet 80-ta lanë:Rexhep Gaxholli,Skender Shengyli vëllezërit Gjinali, Harun Isa, Nedim Tutiq, Osman Ramadani, Nexhmedin Limani, Xhavit Gashi, Agim e Besim Nikoliqi, Besim Qejku, Hilmi Bellanica, Gazmend Krusha e më pas edhe Gëzim Hasi, Lulzim Berisha, Skender Kapra,  Florent Karahoda etj. Ishte kjo kohë e garimit në Ligën e II-të ‘B’, që për nga cilësia ishte shum afër me Ligën e parë të ish Jugosllavisë.Më 1988, Liria arrin deri në gjysëm finale të Kupës , duke eliminuar paraprakishtë skuadrat si Radnicki (Nish) e Hajduku i Splitit.Në gjysëm finale në saje të rezultatit nga të dyja ndeshjet eliminohemi nga Velezhi i Mostarit”.

Pavarësimi i futbollit kosovar, vitet e 90-ta

“Jam zgjedhur kryetar i FFK-së në korrik të vitit 1991.Mbledhja është mbajtur në restaurant “Rugova”, në Prishtinë. Kjo u bë pas nisiativës dhe me ndihmën e veprimtarëve  të shumtë dhe dashamirëve të futbollit nga e gjithë Kosova.Ishte kohë ku luftohej për mbijetesën e sportit në përgjithësi pas okupit të egër serb, futjes së masave të dhunshme serbe nëpër institucione.Ne me formimin e FFK-së jo vetëm që kundërshtuam këto masa por edhe treguam se dijmë të organizohemi mjaftë mirë edhe pse në kushte të rënda represioni e pa infrastrukturë.Kuvendi i FFK-së, më  zgjodhi kryetar me aklamacion.Pjesëmarrjës ishin e përfaqësuesve të të gjitha qyteteve të Kosovës.Kuvendit i kanë paraprirë një varg takimesh në Prishtinë e Prizren.Prizrenin në këtë kuvend krahas meje e kanë prezantuar edhe Salajdin Kume, Skender Morina e Galip Hoda.Pas kësaj më 15 gusht 1991 në Nashec, u mbajtë mbledhja e kryesisë së FFK-së dhe u morë vendimi që me 18 gushtë të po atij viti të nisin garat zyrtare-kampionale, ku morën pjesë 20-të skuadra.Postin e kryetarit të FFK-së e kam ushtruar deri më 1995, kur kthehem sërish në krye të Lirisë.Më 1995 jam zgjedhur kryetar nderi i FFK-së.Gjatë kësaj kohe disa herë jam marrur në ‘biseda informative’ nga serbët sidomos pas kremtimit të 66-të vjetorit të KF Liria, më 1996, që u mbajt në restaurant ‘Pojata’”.

Organizimi i KF “Liria”, pas pavarësimit të futbollit në vitet 90-ta


“Në kryesinë e parë të KF “Liria”, pas pavarësimit ishin:Salajdin Kume (kryetar), Gazmend Krusha (drejtor), Qenan Skeja, Bedredin Mazreku, Galip Hoda,Skender Morina, Hadi Zyrnaxhiu dhe une,  anëtarë të kryesisë  etj.Mbledhja që zgjodhi këtë kryesi u mbajtë në shtëpi të Gazmend Krushës”.

Ndeshjet me seleksionin e Kosovës në kohën e pavarësimit të futbollit, vitet e 90-ta


“Më 1991 në muajin prill në Tetovë, është zhvilluar ndeshja e parë historike e seleksionit (reprezentacionit) të Kosovës me lojtarët  shqiptarë nga Maqedonia Perëndimore që u grumbulluan në Tetovë nën organizimin e skuadrës “Shkëndija”, po nga ky qytet.Ka qenë dita e dytë e Bajramit.Këtë ndeshje e fituam 3:1.Organizimi i ndeshjes ka qenë në nivel shtetëror, ku në pamundësi të intonimit të himnit kombëtar, është kënduar kënga:’oj Kosovë oj nëna ime’, që e ndiqnin si në kor rrethë 20,000 shikues që përcollën këtë ndeshje, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare.Përzgjedhjen e Kosovës e ka drejtuar Ajet Shosholli.Në këtë përbërje kan luajtur Skender Shengyli dhe Florent Karahoda.Pas kësaj ndeshje na është bërë një pritje nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Më 1993 në Tiran në  muajin mars para ndeshjes me Irlandën që kishte kombëtarja shqiptare, në kuadër të përgatitjeve, tre ditë para kësaj ndeshjeje zyrtare, takohemi me te.Ndeshje e humbëm, por rezultati ka qenë në plan të dytë”.

Ndeshjet zyrtare kampionale, ekipore pas  pavarësimit e futbollit kosovar

“Ndeshja e parë :Liria-Ballkani, u luajtë në Studenqan më 20 gusht 1991 dhe përfundoi baras (1:1).golin për Lirinë e shënoi Flamur Bytyqi, që ishte dhe goli i parë, historik për futbollin e kosovar pas Pavarësimit.Fillimishtë, Liria i zhvilloi ndeshjet në Studenqan e më pas në Gjinoc, derisa policia sulmoi fizikishtë disa pjesëtar të klubit tonë, trajnerin Gafurr Kaqaniku, ndihmësin e tij Sinan Osmani dhe  futbollistin Arlind Kaqaniku. Jemi zhvendosur në fushën  e Arbanës (ish Dushanovë).

Në vitin 1993 në kryesin e klubit u angazhuan edhe:Beqir Hoxha, kryetar, Enver Besimi drejtor,Naim Rexhepi nëkryetar,Sami Gashi, sekretar. Anëtar të kryesisë ishin edhe:Naim Besimi, Ali Thaçi, Nazim Begleri, Ramadan Susuri, Osman Spahiu, Sokol Hadri, Shyqeri Qela .Në restaurant ‘Mullini’, është zhvilluar aktiviteti rrethë organizimit të ndeshjeve të futbollit, në atë kohë.

Pasi ncidentit  dhe dhunës që ushtroi policia serbe ndaj KF “Liria”, në Gjinoc, kaluam  në Arbanë (ish Dushanovë).Më 1995 përsëri zgjedhem kryetar i KF ‘Liria”, dhe në këtë vit (1995) Liria  bëhet kampione pasiqë në finale të grupeve (atëherë kampionati zhvillohej në katër grupe), mundëm KIK-ën e Hogoshtit në Sadovinë, pas ekzekutimit të penalltive, 5:4.Trajner i skuadrës ka qenë Sinan Osmani. Ka qenë vullneti i madhë, kishim emocione të veqanta.Ishte kohë e një lëvizjeje gjithë popullore.Kemi pasur edhe përkrahje nga qytetarët në punën tonë, sepse po bënim punë kundër okupatorit serb.Kështu ka qenë deri në mars të vitit 1998 kur pas dhunës së forcave ushtarako-poplicore serbe në Drenicë dhe masakrave nëpër vende tjera në Kosovë, ndërpremë garat”.

Kontributi i Lirisë në luftën e armatosur


“Krahas pjesëmarrjes aktive në garat e Republikës së Kosovës, pas pavarësimit të sportit prej vitit 1991 e deri më 1998, Liria pati rol të rëndësishëm duke qenë pjesë e rezistencës aktive jo violente. Me daljen në skenë të UCK-së, njëri nga futbollistët e ‘Lirisë’, Përparim Thaçi, bëhet pjesëtar  aktiv i saj duke ngjeshur pushkën për të shporr okupatorin serb nga trojet tona.Në këtë aktivitet ai ishte shembull për pjesëtarët tjerë.Dëshmori Përparim Thaçi, ashtu siq kishte qenë shembull si futbollist, ai u shqua edhe në aktivitetet luftarake.Në një nga luftimet e ashpra në Anadrini, më 27 maj 1998 bie heroikishtë në fushë betejë, në mes fshatrave Xërxë dhe Bellacërke.Poashtu, më 24 mars bashkë me shum civilë të fshatit Celinë, vritet edhe Naim Rexhepi, ish nënkryetar i KF ‘Liria’ dhe veprimtar i qështjes kombëtare i asaj kohe”.

Pas lufte


“Me hyrjen e NATO-s dhe zbritjen e UCK-së nëpër vendbanimet kosovare gjithandej, Liria me vrull të ri bashkë me skuadrat tjera iu qas organizmit.Pas kthimit në stadiumin e qytetit, nga ku ishte përzënë afër dhjetë vjet më parë me dhunë nga Serbia, gjithçka frymonte ndryshe,optimizmi dhe gëzimi për suksese ishin jo vetëm aspirata.Përkrahjen më të madhe në këtë kohë e patëm nga z.Kadri Kryeziu që drejtonte Prefekturën e Prizrenit, menjëherë pas lufte në kuadër të Qeverisë së Përkohshme të  Kosovës.Nga z. Kryeziu patëm përkrahjen morale e materiale.Poashtu me vendim të tij, stadiumi mori emrin e dëshmorit ‘Përparim Thaçi’”.

Mbresat-emocionet nga aktiviteti si futbollistë dhe zyrtarë

Emocionet janë të shumta dhe për këto ngjarje sa kam qenë i lidhur me futbollin mund të shkruhen edhe disa libra.Po veqoj gjeneratën e Edmond Tomiqit,Agim Malokut, Erdogan Celinës, Sokol Hadrit, Ali e Aqif Sheu, Esat Mehmeti etj. Pastaj ate të viteve 80-ta, e prirë nga Rexhep Gaxholli, vëllezrit Gjinali, Osman Ramadani, Besim Qejku, etj.   Ndeshjet për Kupë me  Radniqkin (Nish) e Hajdukun e Splitit, ku fituam.Më vonë, pas pavarësimit, zgjedhja për kryetar të parë të FFK-së më 1991,  ndeshja e parë në Studenqan. Ajo e përzgjedhjes së Kosovës në Tetovë si dhe titulli i kampionit me Lirinë më 1995.Në vitin 1996 në restaurant ‘Pojata’, në Landovicë u kremtua 66-të vjetori i KF ‘Liria’, ku ishin prezentë të gjitha gjeneratat e skuadrës. Kjo ngjarje  ka lënë poashtu mbresa të pashlyera tek unë.Jam shum i lumtur por dhe krenar për gjitha angazhimet e mia në futbollin kosovar dhe ate prizrenas.Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan në mbarëvajtjen e garave.Ata që na përcollën si gazetar :Mustaë Leci,Halit Shatri, Bashkim Kajdomçaj, Asllan Bekteshi, etj.Poashtu falenderoj banorët e Arbanës që dhanë kontribut të madhë në mbarëvajtjen e garave. Në atë kohë ajo jo vetë që ish bërë streh e sigurtë, por ishte kështjell e vërtet e organizimeve që bënte FFK-ja. Atyre që sot s’jan me ne, e që ranë për Lirinë e Kosovës-Lavdi për jet e mot! Në pamundësi të përmend shum e shum emra nga kohë të ndryshme që kontribuan për Lirinë dhe futbollin kosovar, por dhe në mungesë dokumentacioni nga kohë të ndryshme, kërkoj falje nga të gjitha ata që kam harruar t’i përmend.Shpresoj që në të ardhmen në bazë të dokumentacioneve, të përgatitet një monografi, ku do të përfshihet kontributi i secilit dhe do të përfshihen të gjithë emrat, ngase Liria ka qenë, është dhe do të jetë skuadër e madhe”, ka thënë për web-faqen e klubit, z.Agim Bytyqi.

Intervistoi: Bashkim Kajdomçaj

Tabela e klasifikimit

  • 1. Flamurtari9 Pike
  • 2. Llapi6 Pike
  • 3. Prishtina6 Pike
  • 4. Gjilani6 Pike
  • 5. Feronikeli5 Pike
  • 6. Drenica4 Pike
  • 7. Drita3 Pike
  • 8. Liria3 Pike
  • 9. Ballkani3 Pike
  • 10. Ferizaj3 Pike
  • 11. Trepça 891 Pike
  • 12. KEK-u0 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi