KF LIRIAFaqja Zyrtare

Intervist me Nehari Toskën

Nehari Toska (1972) njëri ndër futbollistët më të mirë të Lirisë

Lindi më 26.05.1972 në Prizren.Hapat e parë i nisi me pionierët e ‘Lirisë’. Më pas kalon në juniorët e ‘Progres-exportit’, duke kaluar edhe në ekipin e parë.

Në vitin 1990, kalon-kthehet në ‘Liri’, ku një gjysëm sezon luan në garat e atëhershmë të ish Jugosllavisë.Në periudhën e pavarësimit të futbollit kosovar ka qenë njëri ndër shtyllat kryesore të KF “Liria”.Anëtar i reprezentacionit të Kosovës, dhe futbollisti më i mirë për vitin 1995 në Kosovë.Poashtu ka qenë në prova në ato vite në disa skuadra turke.Për ëeb faqen e klubit dha këtë intervistë:”Me futjen e masave të dhunshme në sport u detyruam t’i braktisim terenet tona, ngase nuk i pranuam masat e dhunshme.Vullneti dhe dëshira e madhe, na bënë të organizohemi prej vitit 1991 deri më 1999, që aktivitete-garat t’i organizojmë në kushte shum të vështira, duke pasur gjithmonë parasysh situatën dhe qëllimet që i synonim, të jemi të pavarur nga regjimi serbë.

Të gjitha këto pengesa ne i përballonim.Gjatë kësaj kohe me Lirinë ishim kampion, viti 1994/95.Isha poashtu edhe anëtar i rregulltë i regjionit të Gjakovës, ku merrte pjesë Liria, ngase garat zhvilloheshin në katër regjione në Kosovë, me qëllim të ikjes së kontrollimeve dhe pengesave policore që bëntë Serbia, gjatë udhëtimit.Sfidat ishin të shumta, na ndiqnin edhe nëpër livadhe.Poashtu kam qenë anëtar i reprezentacionit të Kosovës, në vitet 1994-97.Në vitin 1995 jam shpallur lojatri më i mirë në Kosovë.

Jan momente të paharruara me plot sfida por dhe të kënaqësis.Mbi të gjitha ishte harmonia, ndihma ndaj njëri tjetrit si në fushë ashtu edhe jashtë saj.Në vitin e parë të garave (1991), ndeshjet i zhvilluam në Gjinoc e më pas në Arbanë (ish Dushanovë).Momentet që do të veqoja nga ajo kohë janë nga më të ndryshmet, por koha kur u bëmë kampion në Sadovinë, kur në finale mundëm KIK-ën e Hogoshtit, pas penalltive (1994/95), pastaj shpallja si futbollisti më i mirë në Kosovë (1995), turneu me reprezentacionin e Kosovës në  Shqipër. Ndeshja e parë e pas luftës me ushtarët e UCK-së në stadiumin tonë në Prizren, pas hyrjes së NATO-s.Më pas ndeshjen e parë me Prishtinën në Kosovën e lirë, me c’rast pësova edhe një lëndim (thyerja e këmbës) dhe përsëri në sezonin 2000-2001 ndeshja me Prishtinën në Prishtinë, ku arritëm  të fitojmë si musafirë, e që ishin pikë të shpëtimit nga rënia prej elitës, janë momentet më të lumtura në jetën time si futbollistë. Në këtë sezon edhe i dhash fund karrierës sime si futbollistë aktiv.Mburrem që kam qenë pjesë e kësaj gjenerate (1991-1999), ku të gjitha sfidat (problemet e maltretimet e regjimit) i kemi përballu.

Në këtë kohë s’duhet harruar përkrahja si nga udhëheqjet e klubit nëpër vite e deri tek qytetari i fundit, si nga vendi ashtu edhe diaspora.Dhe, në fund lus Zotin e madhëruar ti kaplojë me mëshirën e tij të gjithë ata që dhanë edhe gjënë më të shtrenjtë për lirinë e këtij vendi, për jetërat e tyre, ndër të cilët ishte edhe futbollisti i Lirisë, dëshmori Përparim Thaçi”, përfundoi intervistën e tij , Nehari Toska, dhënë web faqes së KF “Liria”.

Intervistoi: Bashkim Kajdomçaj

Tabela e klasifikimit

  • 1. Flamurtari9 Pike
  • 2. Llapi6 Pike
  • 3. Prishtina6 Pike
  • 4. Gjilani6 Pike
  • 5. Feronikeli5 Pike
  • 6. Drenica4 Pike
  • 7. Drita3 Pike
  • 8. Liria3 Pike
  • 9. Ballkani3 Pike
  • 10. Ferizaj3 Pike
  • 11. Trepça 891 Pike
  • 12. KEK-u0 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi