KF LIRIAFaqja Zyrtare

Brando i jep fundë karrierës si futbollist

Prizren, 22 gusht 2015 - Njëri nga futbollisitët që ka bërë bujë në futbollin kosovar dhe jashtë tij.qendërmbrojtësi korpulent, ka vendosur ti vjerr këpucët në murë. Ai, i ka thënë lamtumirën futbollit, vetëm sa i takon lojës aktive.

Grande, siq e thërrasin shokët e skuadrës, shquhej me karizëmn e tij prej lideri, derisa barti shiritin e kapitenit.

‘Shumë vështirë do të jetë pa kapitenin. Ai, në çastet vendimtare kur skuadra kishte probleme financiare, kur nuk i shkonte loja, ekipit, ai dinte të gjentë  mënyra për të na motivuar.Brando ishte një lojtarë dhe kapiten I pazëvendësueshëm’, thonë shumica e futbollsitëve të Lirisë.

‘Me Bordin e klubit kam gjetur mirëkuptim që tash e tutje të jem në shtabin teknik. Është i vështirë çasti, kur duhet t’i thuash lamtumirë lojës aktive. Por, jeta është e tillë, vie një ditë dhe ajo ndodhë, thotë me nostalgji gjiganti prizrenas, Erdogan Brando, tek sa flet për karrierën, kujtimet,..

E nisi që në moshë të re me skuadrat si pionier i ‘Shkëndijave të Lirisë’, pastaj, junior i Lirisë, ‘Prizrenspor’, ’Progres-export’, anëtar i ekipit të parë të Lirisë ndërkohë, e më pas,’Getoari’, ‘Trepca ‘89’, ‘Besa’, ‘Bashkimi’ (Kumanovë), ‘Milano’ (Kumanovë), ‘Hysi’, ‘Deqani’ dhe për tu rikthyer dy vitet e fundit te Liria, e për ta përmbyll në mënyrën më të mirë karrierën, duke ndihmuar skuadrën që e rriti, të rikthejë statusin e skuadrës elitare.

Mes emocionesh, Brando thotë: ’Dua të përshëndes familjen për përkrahjen për rrethë 20 vjetë karrierë. Përshëndes gjithë njerzit e futbollit që kam takuar për këto vite, I falenderoj për respketin e ndërsjellë, përfshirë trajnerë dhe drejtues ekipesh, që nga kreu e deri tek personi i fundit teknik’, thotë ai.

Me Lirinë kishte fituar Kupën e Kosovës dhe së fundi rikthyen bashkë statusin e skuadrës elite.Me Besën, doli kampion, duke fituar edhe kupën e super kupën e Kosovës.Me Milanon, dy herë mori pjesë në Europa lig.

Janë këto, disa nga sukseset që Erdogan Brando, nuk mund t’i harrojë, e që tash e tutje zotohet se përvojën e marrë për këto vite si futbollistë, do të mundohet ta bartë tek të rinjët, për të cilët thotë se po vijnë ditë të mira.

Brando, shumë shpejt do të nis të licencohet, duke iu përkushtuar punë së trajnerit me tërë qenien.

Ndërkaq, për KF “Liria” dhe të ardhmen e saj, ai parashikon: ’s’ka më mirë se kur në klub vijnë njerëz që kanë dhënë shumë për futbollin. Ata, që e njohin në shpirt, që e kan pasion dhe që e duan dhe ndiejnë nga brenda. E tillë është kryesia e Lirisë, e udhëhequr nga Mirsad Collaku, që rrethë vetes ka mbledh njerëz meritor që shumë besoj ta shpiejnë Lirinë lartë’.

B.K.

Tabela e klasifikimit

  • 1. Flamurtari9 Pike
  • 2. Llapi6 Pike
  • 3. Prishtina6 Pike
  • 4. Gjilani6 Pike
  • 5. Feronikeli5 Pike
  • 6. Drenica4 Pike
  • 7. Drita3 Pike
  • 8. Liria3 Pike
  • 9. Ballkani3 Pike
  • 10. Ferizaj3 Pike
  • 11. Trepça 891 Pike
  • 12. KEK-u0 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi