KF LIRIAFaqja Zyrtare

Pavarësimi i futbollit kosovar

Me rrënimin e Autonomisë së Kosovës, që u bë me  tanke e dhunë nga okupatori serb në Kosovë.

Me ndryshimet e dhunshme kushtetuese të vitit 1989 në muajin mars, administrate serbe e instaluar në tërë Kosovën, ka intensifikuar dhunën e saj në të gjitha segmentet përfshirë dhe sportin.

Në këtë drejtim siq u futën masat e dhunshme në të gjitha institucionet kosovare , nuk u kursye as sporti.Ishte koha e rebelimit dhe kundërshtimit gjithë popullor nga ana e qytetarëve kosovarë (shqiptarëve, turqëve dhe boshnjakëve), për të kundërshtuar këto masa.Në këto zhvillime të kundërshtimit të administratës së dhunshme serbe që ishte instaluar gjithandej në Kosovë, lindi edhe nevoja e organizimit të rezistencë paqësore aktive.Krahas arsimit e shëndetësisë edhe sporti nuk qëndroi duarkryq.

Në këtë drejtim Federata e Futbollit të Kosovës u ndërtua dhe organizoi sistemin e pavarur të garave të futbollit që nga viti 1991.Agim Bytyqi, në fillim të gushtit të vitit 1991,  ishte zgjedhur kryetar i parë i FFK-së.Liria, ka luajtur rol historik në këto zhvillime, duke luajtur edhe ndeshjen e parë hisotrike, me skuadrën e Ballkanit në Studenqan të Suharekës.Ndeshja  u luajtë me dt.20.08.1991 dhe ka përfunduar 1:1.Ndërsa, golin poashtu historik të parin në pavarësimin e futbollit e ka shënuar, futbollisti i Lirisë, Flamur Bytyqi.

Autor: Bashkim Kajdomçaj

Tabela e klasifikimit

  • 1. Drita67 Pike
  • 2. Prishtina64 Pike
  • 3. Llapi54 Pike
  • 4. Trepça 8953 Pike
  • 5. Liria48 Pike
  • 6. Feronikeli48 Pike
  • 7. Drenica48 Pike
  • 8. Gjilani46 Pike
  • 9. Vëllaznimi44 Pike
  • 10. Flamurtari25 Pike
  • 11. Besa22 Pike
  • 12. Vllaznia14 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi